E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufte ne Siri. Forcat e sigurise vrasin 45 vete

Në Hama, në Siri autoblindat kanë sulmuar herët në mëngjes nga katër drejtime të ndryshme  duke qëlluar pa ndalesë e duke shkaterruar barrikadat e  ngritura nga banorët. Një bilanc paraprak flet për 45 të vdekur. Megjithatë konfirmi i lajmeve nga vendngjarja është i vështirë.

Video amatore të paverifikueshme flasin për dhjetëra të vdekur e të plagosur, në qytetin qëndror të Sirisë, të kthyer në skenën kryesore të  demostratave e prostestave kundër  regjimit të Bashar al Assad. Prej një muaji Hama  ka qenë e rrethuar nga forcat e regjimit. Pesë persona tjerë janë vrarë të shtunën gjatë hedhjes së  dhjetëra granadave kundër  protestuesve në Deir al- Azori nga forcat siriane. Unioni Për Koordinimin e Revolucionit Sirian tha se 57 ushtarë në Deir al-Azor kanë dezertuar për t’iu bashkuar protestuesve. Grupi tha se banorët kanë formuar komitete lokale dhe kanë vendosur barrikada për të penguar avancimin e tankeve brenda qytetit.

Deri tani në protestat disa mujore në Siri kanë humbur jetën  sipas grupeve për të drejtat e njeriut 1.888 persona nga të cilët 1519 civilë dhe 369 anëtarë  të forcave të sigurisë. 25 mijë rezultojnë të arrestuar, bilanc ky të cilit i shtohen dhe 3 mijë persona që rezultojnë të  zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›