E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari-Elbasani, pika e shpresës dhe e “status-quo”-së

Albania-Sport - Luftëtari dhe Elbasani janë ndarë sot në qytetin e ngurtë me një barazim që nuk para ju bën shumë punë të dyja skuadrave, por që gjithsesi është më i vlefshëm se humbja. Në një ndeshje të baraspeshuar dhe në të cilën të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, rastin më të mirë e kanë patur vendasit, të cilët, që në minutën e dytë të lojës, kanë fituar një 11-metërsh të akorduar nga gjyqtari Sokol Jareci.
Por ka qenë pikërisht gjirokastriti Arlind Nora, një ish-lojtar i Elbasanit sezonin e shkuar, ai që ka gabuar nga pika e bardhë, duke shpërdoruar kështu një rast për të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme. Elbasani ngjitet kështu në kuotën e 28 pikëve, po aq sa Dinamo e vendit të gashtë, ndërsa Luftëtari në atë të 23 pikëve, duke iu larguar kështu Kastriotit të vendit të 10-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›