Lorik Cana : Tuluza, shansi për t’u ringritur në renditje

Albania-Sport - Golashënues në ndeshjen e fazës së parë, shqiptari i skuadrës marsejeze, Lorik Cana flet në faqen zyrtare të klubit për ekipin e tij dhe ndeshjen e radhës, atë që Olimpiku do të luajë sot në fushën e Tuluzës. I kujdesshëm, ai shpreson të kthehet me Marsejën bashkë me tre pikët...
- Si e shikoni këtë ndeshje?
- Jam i bindur se këtë ndeshje do ta fitojmë, kemi marrë dy barazime dhe më keqja, dy humbje. Për ne, është gjithmonë e rëndësishme të korrim fitore edhe nëse luajmë jashtë fushe. Kjo do na nderonte sepse kundërshtarët tanë janë shumë afër. Pra, nëse duam të ecim në ritmin tonë për të arritur objektivin, duhet të fitojmë atje.
- Më kujtohet goli juaj i fundit...
- Është e vërtetë, por nuk më ndodh shpesh të ruaj kujtime të tilla. Tani, ajo c'ka është e rëndësishme është të fitojmë. Pak rëndësi ka se kush e bën golin. Për më tepër, ajo që dua të them është se nëse kam mundësi të zgjedh, do të preferoja të ishin sulmuesit tanë. Në këtë kontekst, një gjë është e rëndësishme, tre pikët do na bënin mirë dhe gjithashtu do të na lejonin të mendonim për një të ardhme akoma më të mirë.
- Lorik, cfarë mendoni për ekipin e Tuluzës, kush janë pikat e forta të kësaj skuadre?
- Është një ekip që nuk ndodhet këtu rastësisht, në futboll asgjë nuk është një rastësi. Për shembull, kam pasur rastin të shikoj lojën e tyre të fundit në shtëpi kundër Lilës. Deri në fund, ata kanë besuar dhe kështu që e fituan ndeshjen. Megjithëse dua të them se ekipi i tyre ka kaluar momente shumë të vështira gjatë këtij sezoni. Por tani ata duken mirë. Madje ata mundën dhe Lionin në shtëpinë e tij. Jo vetëm që skuadra ka lojtarë cilësorë, por dhe me eksperiencë. Na takon neve t'i mundim.