Olimpiakosi vazhdon "gjuetine" ne Shqiperi

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Shtypi grek ka filluar te flase per nje interesim zyrtar te Olimpiakosit per disa talente shqiptare, dhe sidomos per kapitenin e Olimpik Tiranes, Fatmir Hasanbelliun. Pas nenshkrimit te kontrates me pjesetarin me te ri te kombetares shqiptare, Jahmir Hyken, kampionja e Greqise, skuadra e Olimpiakosit e cila ka fituar 9 kampionate ne 10 vitet e fundit vazhdon gjuetine e saj ne Shqiperi. Keshtu pas vizites se Giorgos Amanatidhis, i cili eshte nje scouter (vezhgues talentesh) i skuadres ne fjale, duket se Olimpiakosi po vezhgon nga afer tregun shqiptar te futbollit. Jane disa talente qe do vazhdojne te vezhgohen nga skuadra e Olimpik Tiranes por ne vecanti, sipas Amanatidhis, eshte nje talent qe ka spikatur qe ne viziten e tij te pare ne Tirane.Behet fjale per talentin 14 vjecar Fatmir Hasanbelliu, i cili aktivizohet ne radhe e Olimpik Tiranes, skuader nga e cila ka dale dhe Jahmir Hyka i cili sikur dihet ka firmosur nje kontrate 5 vjecare me kampionen greke. Talenti shqiptar i pyetur se perse zgjodhi skuadren e Olimpik Tiranes, u pergjigj " Zgjodha te luaj ne kete skuader, sepse e di se eshte nje akademi e Olimpiakosit, dhe si e tille mund te me siguroje me lehte nje prove tek kjo skuader. Me pelqen mendimi, qe te aktivizohem na kampionatin grek, por endrra ime eshte te luaj ne kampionatin anglez. Ne shtator te ketij viti dhe ne fillim te 2008 do te shkoj ne Angli ku dhe do provohem nga skudra te ketij vendi". Keto ishin fjalet qe tha i riu Hasanbelliu, i cili sipas mediave greke shenoi dhe gol ne ndeshjen qe ndiqte ish lojtari i Olimpiakosit Amanatidhis. Amanatidhis i pyetur nga albania-sport se si i duken talentet shqiptar pohoi se " Nuk është rastësi që shumë futbollistë shqiptarë luajnë shumë mirë me ekipet greke sic është rasti i Jahmir Hykës, që firmosi me Olimpiakosin apo sic kemi dhe një futbollist tjetër me të rinjtë e Olimpiakosit, Renaldo Rama. Unë sot pashë një ekip që luajti ata të ditëlindjes ‘90, që unë besoj se për 2-3 vjet ata do të jenë Kombëtarja shqiptare. Pra, lojtarët shqiptarë janë shumë të talentuar dhe normalisht në Greqi luhet një futboll teknik, ku një shqiptar mund të cajë fare lehtë"