Luftimet në Libirritet çmimi inaftës në botë
NJU JORK- Çmimi i naftës është rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet, për shkak të intensifikimit të luftimeve në Libi. Nafta e papërpunuar për muajin prill u shtrenjtua me 2.51 dollarë dhe në bursën tregtare të Nju Jorkut kapi vlerën prej 104.42 dollarësh për fuçi. Ky është çmimi më i lartë në tregun e Shteteve të Bashkuara që nga shtatori i vitit 2008.
Në zhvillime të tjera, vlera e dollarit amerikan ka rënë, ashtu si edhe aksionet e tregjeve botërore, ndërsa ari dhe argjendi kanë përmbyllur javën me rritje. Shumica e prodhimit të naftës në Libi është mbyllur, për shkak të përleshjeve mes kundërshtarëve dhe përkrahësve të Muamar Gadafit.
(s.g/BalkanWeb)