Lugina do autonomi politike

Nëse ndërmjet shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe serbëve në veri të Kosovës, krijohen standarde të dyfishta, Kamberi thotë se konfliktet dhe trazirat në Ballkan nuk do të përfundojnë kurrë.
“Pra, nëse aplikohen standardet e dyfishta, atëherë kjo do të jetë një burim i vazhdueshëm i konflikteve në këtë zonë të Ballkanit Perëndimor. Ne mendojmë se vlerat e caktuara të Planit të presidentit Ahtisaari të cilat paraqesin standarde më të larta se ato që i ka Këshilli i Evropës, sa u përket të drejtave të komuniteteve, duhet të jenë të respektueshme edhe në Luginë të Preshevës”, thotë Kamberi në një intervistë për “Zëri”, transmeton telegrafi.
Kryetari i Bujanocit dhe ish-anëtari i grupit negociator gjatë konfliktit në Luginë... e ndien veten të izoluar nga marrëveshjet e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Ai thotë se janë shqiptarët e Luginës ata që po e paguajnë “haraçin” e negociatave të Brukselit. Sipas Kamberit, është edhe Qeveria e Kosovës ajo që po i kontribuuan këtij izolimi, sepse me një vendim të veçantë ajo mund t’i heqë tarifat doganore.
Prefekti i Bujanocit gjithashtu i konsideron të panevojshme dhe provokuese zgjedhjet e serbëve në Kosovë, ndërsa e konsideron rrezik permanent që në zgjedhjet lokale shqiptarët të humbasin komunën e Bujanocit.