India, importuesja më e madhe e armatimit në botë

Vëllimi i tregtisë botërore me armë konvencionale është rritur për 24 për qind në këtë periudhë, në krahasim me vitet 2002-2006.
India ka importuar dhjetë për qind nga transferimet globale të armëve, 80 për qind janë ruse, ndërsa tjerat janë nga Britani e Madhe dhe Izraeli.
"Blerja e armëve nga India është motivuar nga shumë faktorë -rivaliteti me Pakistani dhe Kinën, konfliktet brendshme dhe terrorizmi, si dhe përpjekjet e Nju-Delhit që t'i zgjerojë aftësitë e veta detare ushtarake", tha Mark Bromoli nga SIPRI.
Katër importuesit tjerë për periudhën e hulumtuar gjithashtu janë në Azi - Koreja Jugore, Pakistani, Kina dhe Singapori.
Siria ka importuar rreth gjashtë herë më shumë armë në periudhën e lartë-përmendur. Rusia ka dërguar 72 për qind nga armët, të importuar nga regjimi i presidentit Bashar al Assadit.
SHBA-ja ka kanë shitur armë në më shumë se 80 vende. Koreja Jugore, Australia, Emiratet e Bashkuara Arabe janë tre importuesit më të mëdhenj të armëve amerikane.