Lugina e Preshevës për bashkim me Kosovën
Musliu ka shtuar se shqiptarët do të kërkojnë që problemet e tyre - të cilat nuk kanë mundur t’i rregullojnë 11 vjet rresht nga pushteti serb - t’i zgjidhin përmes institucioneve ndërkombëtare.
Edhe pse problemet e tyre nuk kanë qenë në rend të dite të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, Musliu, që është lideri i Partisë për Progres Demokratik, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës duan ta dinë se cili është fati i tyre dhe se këtë përgjigje do ta marrin nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara.
“Do të kërkojmë implementimin e Marrëveshjes së Konçulit, me të cilin kanë përfunduar luftimet në Preshevë dhe në Bujanoc më 2001. Askush nuk do konflikte të reja, sepse kjo kohë ka kaluar, por varet nga Serbia nëse problemet do t’i zgjidhë përmes rrugëve politike”, ka thënë Musliu për “Beta”.
“Bashkimi me Kosovën paraqet vullnetin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”. (Telegrafi)