E Diel, 1 Nëntor 2026

Anzhi merr refuzim të ri nga Mourinho

Klubi i pasur rus Anzhi Makhachkala ka mësuar se Jose Mourinho nuk është i interesuar për postin e trajnerit në skuadrën e tyre.

Sipas El Confidencial, trajneri i Real Madridit ka marrë ofertë të re prej 26 milionë funtesh për të braktisur gjigantin spanjoll për Anzhin.

Ai më herët gjatë verës kishte refuzuar 21.6 milionë funte nga Anzhi, por klubi rus ka insistuar në përpjekjet e tij për angazhimin e Mourinhos pas shkarkimit të trajnerit Gadzhi Gadzhiev.

Por, Mourinho i refuzoi sërish. Anzhi aktualisht udhëhiqet nga mbrojtësi Roberto Carlos dhe asistenti Andrei Gordeyev.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›