E Diel, 1 Nëntor 2026

Luhatje të paparashikueshme, euro forcohet ndaj lekut

TIRANË- Edhe në këtë fillim viti, euro ruan nivele të larta në tregun e këmbimit valutor. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e eurozonës shkëmbehet me 137.9 lekë ndërsa dollari me 95.8 lekë. Ecuria e deritanishme e euros po tregon se luhatjet në kursin e këmbimit tashmë janë bërë të paparashikueshme. Monedha e përbashkët europiane nuk pësoi në fund të dhjetorit rënien e zakonshme për shkak të kthimit të emigrantëve. Këta të fundit sollën shumë pak valutë cka nuk ndikoi në kursin e këmbimit. Euro e fortë penalizon të gjithq qytetarët që kanë marrë kredi në këtë monedhë dhe që të ardhurat i kanë në lekë, pasi ata do të paguajnë më shumë për këstet mujorë, ku normave të interesit iu shtohet edhe kosto e transaksionit. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektohen edhe në ecurinë e tregtisë së jashtme. Dobësimi i lekut i bën më të lira eksportet shqiptare, por shtrenjton importet. Kjo do të thotë se parashikohet një rritje e cmimeve në treg. Sipas kambistëve pritet një forcim i mëtejshëm i monedhës së përbashkët europianëe gjatë muajit janar. Sipas tyre, brenda pak muajsh euro do të kapë kuotën e 140 lekëve.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›