Zhduket emigranti 28-vjecar, familjarët apel në News 24
VLORë- Ka ardhur në Shqipëri për të kaluar Vitin e Ri, por pa mundur të kalojë natën e ndërrimit të viteve me të afërmit. Ky është fati i një 28 vjecari, emigrant prej 4 vjet e gjysëm në Torino të Italisë, ku jeton bashkë me të vëllanë. Udhëtimi i Riza Kocirajt ka nsiur nga vendi fqinj në shoqërinë e kunatit të tij. Pasi ka fjetur një natë në Fier ai është nisur të nesërmen drejt Vlorës, ku ka faturuar një makinë për të cuar rrobat në fshatin e lindjes ndërsa në telefon të afërmeve u ka thënë se do të vonohej. Ka qënë kjo telefonata e fundit që ai ka bërë me të afërmit, më pas telefoni i tij celular është fikur. Një nga 5 vëllezërit e Rizait, Klodiani ka mbërritur të enjten në Shqipëri për të kërkuar të vëllanë, ndersa gjatë rrugëtimit ka mësuar se ai është parë të martën nga shoferi i autobusit Vlorë-Tiranë, që e ka patur 28- vjecarin si pasagjer në makinë deri në qytetin e Lushnjes. Denoncimi për humbjen e emigrantit nga Italia është bërë ditën e hënë në policinë e Vlorës, ndërsa familjarët i janë drejtuar sot TV News 24 me shpresën se dikush mund të dijë më tepër rreth fatit të tij. Riza Kociraj jetonte në Itali pa dokumenta ndërsa sipas të vëllait ishte njeri i qetë dhe punetor, dhe nuk kishte shfaqur asnjë lloj shqetësimi. Në momentin e zhdukjes mbante veshur xhiboks të zi, pantallona xhins blu e erret, me stamp pas replay,atlete rebook, bluzë të zezë me shkronjë të bardhë xhi star. Familjarët kanë lënë në redaksinë e News 24 një numër telefoni në dispozicin për të gjithë ata që mund të kenë informacione mbi vendndodhjen aktuale të Riza Koricajt. Numri është: 0694202375.(m.a/News24/BalkanWeb)