Luhen sot ndeshjet e kthimit
Të martën do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të turit të parë të edicioni të 57-të të Kupës së Shqipërisë, ku ekipet e mëdha shqiptare duken dukshëm favorite për të kaluar mes 16 më të mirave në turin e dytë, kjo edhe falë rezultateve të ndeshjeve të para. E vetmja skuadër e Kategorisë Superiore, që duhet të impenjohet më shumë është Tirana kryesuese që barazoi 1-1 në ndeshjen e parë kundër Tërbuni të Pukës. Edhe kryesuesi i Kategorisë së parë, Skënderbeu i Korçës i duhet të kalojë një provë të vështirë me Laçin (po i së parës), parë faktin se humbi në ndeshjen e parë 2-1. Në grupin A, Kastrioti duhet të kalojë Luftëtarin (ndeshja e parë përfundoi 1-1), ndërkohë që në grupin B, Lushnja duhet të fitojë me Turbinën (ndeshja e parë 0-0). Kupa e Shqipërisë nisi edicionin e 57-të të saj me turin e parë eliminator, me pjesëmarrjen fillimisht të skuadrave të Kategorisë së Dytë, takime këto të luajtura më 24 shtator Struktura e Kupës nisi me tetë ekipe të ndara në dy grupe: A e B. Në Grupin A morën pjesë Erzeni, Olimpiku, Gramshi, Çlirimi, Albpetroli, Egnatia, Iliria e Veleçiku. Në Grupin B morën pjesë Tomori, Butrinti, Tepelena, Këlcyra, Vlora, Domosdova, Memaliaj e Pojani.