E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mulgeci: Kushtet s'jane, por do behem si Ibra

Futbolli eshte nje loje e bukur dhe femijet enderrojne te behen nje dite si kampionet e medhenj. I tille eshte edhe Leutrim Mulgeci, sulmuesi i skuadres U-17, te drejtuar nga Ilir Binjaku. Mulgeci rrefen me mire ate qe perjeton cdo dite per t'u stervitur. "Sa i duhet babait tim te harxhoje per mua? Shume, vertet shume. Pervec bazes materiale, qe dihet sa kushton, im at me jep edhe nje ushqim te zgjedhur, pasi eshte mjek. E di qe ai po harxhon vertet shume per mua, por nje dite do t'ia shperblej", me pas Leutrimi tregon se ne ditet me shi gjejne ndonje strehe te stadiumi "Qemal Stafa" per t'u zhveshur. "E shikon ate strehen aty, tregon me gisht Mulgeci, kur bie shi, aty i leme cantat dhe shkojme e bejme vrap nga liqeni. Une kam luajtur pak kohe ne Gjermani dhe kushtet as mund te krahasohen. Por, per mua, mjafton te kesh nje deshire te forte per te luajtur futboll dhe keto gjera kalohen. Shpesh vjen edhe babai im dhe une nderrohem ne makinen e tij, sepse kur bie shi dhe je me djerse, rrezikon te ftohesh shume". Me pas, Leutrimi tregon edhe endrren e tij. "Nje dite do behem si Ibrahimovic. E pelqej shume ate lojtar dhe bej tifozllek per cdo skuader ku ai luan", perfundon buzagaz sulmuesi i ri i skuadres U-17.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›