E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, krenare qe njohen te paret Kosoven

Nga Joseph Biden*
Statusi i Kosoves ka qene sfida e fundit e madhe qe ka mbetur nga zhberja e Jugosllavise. Paqartesia politike e ketij vendi ka nenkuptuar per njerezit e tij te mos kene para vetes prospekte per te siguruar investime te huaja, aq te nevojshme per rindertimin e ekonomise se tyre apo per nje themel politik, mbi te cilin do te rindertohej shoqeria e tyre.
Per dy vite me radhe, Kombet e Bashkuara kane bere perpjekje te ndermjetesojne nje marreveshje mbi pavaresine e Kosoves. Fatkeqesisht, Serbia dhe patroni i saj rus e kane refuzuar planin, nepermjet te te cilit Kosova do te fitonte "pavaresine e mbikeqyrur" dhe pakica serbe do te fitonte mbrojtje te fuqishme.
Asnjehere gjate ketyre dy viteve negociatash mbi te ardhmen e Kosoves, Serbia nuk ka arritur te deshmoje se si vazhdimi i sovranitetit te Serbise mbi Kosoven do ta permiresonte jeten e shqiptareve etnike, te cilet perbejne me shume se 90% te popullates ne Kosove.
Ne boten moderne, sovraniteti nuk eshte e drejte e trasheguar; eshte nje besim i shenjte midis qeverise dhe njerezve qe ajo perfaqeson.
Sllobodan Milloshevici e ka shkelur kete besim, gjate perpjekjeve per ta spastruar etnikisht Kosoven dhe qeverite qe pasuan ne Serbi nuk bene asgje per ta rivendosur ate besim. Beogradi synonte ta mbaje vetem Kosoven dhe jo kosovaret qe jetonin aty.
Jetojme ne nje bote ku historia ka rendesi, por edhe qeniet njerezore gjithashtu. Kosova nuk mund te mbetej nje suvenir territorial nga fitorja e kaluar imperialiste e Serbise. Prandaj, edhe pse zgjidhja e statusit te Kosoves nepermjet deklarates se njeanshme per pavaresine nuk eshte ideale, megjithate mendoj se ishte e nevojshme. Jam krenar qe Shtetet e Bashkuara ishin ne mesin e vendeve te para ne bote qe njohen shtetin e ri te pavarur te Kosoves.
Qeveria e re e Kosoves duhet te mbroje trashegimine e madherishme nga e kaluara e Serbise, por ne duhet te ndihmojme ne ruajtjen e se ardhmes se Kosoves. Qeveria e zgjedhur ne menyre demokratike ne Kosove eshte pajtuar me mbrojtjen e fuqishme per pakicat kombetare ne Kosove dhe ka iniciuar nje sere kontaktesh pajtimi me serbet e Kosoves. Populli i Kosoves eshte duke demonstruar se cfare shteti deshiron te ndertoje. Nese kane sukses, Kosova do te lulezoje.
Nuk do te jete e lehte. Kosova eshte duke luftuar me nivele te larta te papunesise, korrupsionin e gjere dhe tensionet e vazhdueshme etnike. Por, ky vend posedon rezerva te medha energjetike, nje popullate te re dhe potenciale per te qene me shumicen myslimane me pro-perendimore ne bote. Nese njerezit e saj vazhdojne t'i mbrojne te drejtat e njeriut dhe te luftojne korrupsionin, lideret e Kosoves meritojne mbeshtetjen tone te fuqishme ne punen e tyre per t'iu bashkuar teresisht komunitetit te shteteve dhe institucioneve nderkombetare.
Do te ishte ideale qe te ofrojme mbeshtetje entuziaste edhe per ambiciet euro-atlantike te Serbise gjithashtu. Beogradi duhet ta percaktoje dinamiken, ne baze te se ciles edhe vendet tjera ne Ballkan masin perparimin e tyre ne rrugen per t'iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Por, ne vend te kesaj, serbet kane qene te viktimizuar nga lideret, te cilet nuk e leshojne asnje rast per te leshuar rastin. Ne vend se te ecin me vendosmeri drejt Evropes, lideret ne Beograd kane vazhduar me te vjetren, perkunder politikave shkaterrimtare te se kaluares se afert.
Jam vecanerisht i zhgenjyer me veprimet e disa zyrtareve te Qeverise serbe, te cilet kane ardhur ne pushtet pasi qe kane zmbrapsur nje tiran, por tash i jane nenshtruar taktikave te njejta, te cilat dikur i kane kundershtuar.
Refuzimi i vazhdueshem i kryeministrit Koshtunica per te bere thirrje per arrestimin e te perndjekurve per krime lufte dhe refuzimi i tij per te nenshkruar Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, e kane demtuar rende pozicionin nderkombetar te Beogradit. Lideret tjere serbe kane qene me pak flagrante ne veprimet e tyre, por, megjithate, kane deshtuar te marrin qendrime te palekundshme, te cilat do te mundesonin qe vendi i tyre te ece perpara.
Dhuna qe pasoi shpalljen e pavaresise se Kosoves ka qene nje rezultat i parashikueshem dhe i parandalueshem i individeve, qe ne nje zemerim publik dhane zjarr dhe pastaj hoqen dore nga pergjegjesia per pasojat. Qeveria e Serbise duhet te ndaloje se perdoruri pavaresine e Kosoves si nje arsyetim per te nxitur edhe me shume deme ne vendin e tyre tashme te lenduar.
Ajo duhet te filloje te ktheje faqen ne politikat e deshtuara te 15 vjeteve te fundit dhe te ece drejt se ardhmes si pjese e Evropes. Ne nuk mund te lejojme qe mosfunksionimi ne Beograd te shperndahet ne Kosove dhe ne Bosnje. Amerikanet, evropianet dhe partneret tjere nderkombetare kane investuar jashtezakonisht shume dhe nuk mund te shohin qe ambiciet demokratike te ketyre vendeve te shtypen.
Cdo perpjekje nga Beogradi per te nxitur kaos ne veriun e Kosoves apo ne Republiken Serbe te Bosnjes, duhet te trajtohet me shpejtesi dhe vendosmeri nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja. Veprimet e Serbise duhet te jene faktore edhe ne vendimet e investitoreve te huaj, te cilet konsiderojne te nisin projekte ne kete vend.
Per tete vjet me radhe, njerezit ne Kosove dhe ne rajon kane qene ne beteje per te ndertuar ekonomine dhe shoqerine e tyre ne themelet e nje pasigurie. Sot, kemi mundesine qe ta heqim kete vello dyshimi. Evropianet dhe amerikanet duhet te jene te kujdesshem ne thirrjet e pamenduara per largim nga ky rajon, tani qe Kosova eshte ne kembe te veta. Tensionet do te vazhdojne te jene te larta gjate muajve te ardhshem. Madje, edhe nen rrethanat ideale, ruajtja e stabilitetit ne Ballkan do te kerkoje infuzione thelbesore te ndihmes per zhvillim, paqe-ruajtje dhe diplomaci te shendoshe.
(*) Fjalimi i Senatorit Joseph Biden, kryesues i Komitetit per Marredhenie me Jashte, ne Senatin Amerikan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›