E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Enrique nuk është në diskutim

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 16:45

Eliminimi i befasishëm nga Europa League nuk ia rrezikon postin trajnerit të Romës, Luis Enrique ka bërë të ditur drejtori sportiv Walter Sabatini.

Roma nuk arriti të kualifikohet për në fazën e grupeve të Europa League duke u eliminuar nga Slovan Bratislava ndërsa Luis Enrique u vërshëllye nga tifozët në Olimpico pasi zëvendësoi kapitenin Francesco Totti.

Mirëpo, strategu spanjoll nuk është në diskutim.

“Jemi krenar me të, Luis Enrique nuk është në diskutim. Përgjegjësia është e të gjithëve”, tha Sabatini për Calciomercato.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›