E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pereira vlen 30 milionë euro

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 17:25

Presidenti i Portos Jorge Nuno Pinto da Costa ka insistuar se objektivi i Chelseas Alvaro Pereira nuk do të largohet për më pak se dëmshpërblimi i tij prej 30 milionë eurosh.

Gjiganti londinez Chelsea është i interesuar për transferimin e reprezentuesit uruguaian i cili mund të luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe mesfushës.

Por, Pinto da Costa ka paralajmëruar se Pereira nuk kushton lirë.

“Chelsea ka bërë ofertë për Pereiran por na janë nevojitur vetëm 30 sekonda për ta refuzuar. Pereira e ka dëmshpërblimin 30 milionë euro”, tha Pinto da Costa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›