Luis Fabiano në Sao Paulo

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 18:34
Sulmuesi brazilian, Luis Fabiano është rikthyer në Sao Paulo nga Sevilla për 7.6 milionë euro. “Është realizim i një ëndrre dhe dhuratë për të gjithë tifozët e Sao Paulos”, tha presidenti i klubit, Juvenal Juvencio. 30 vjeçari, i cili udhëhoqi sulmin e Brazilit në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Sao Paulon pas pakënaqësive në sezonin e tij të gjashtë me Sevillan, gjatë të cilit humbi statusin e futbollistit titullar. Sipas Sao Paulos, bisedimet për transferimin e Fabianos u zhvilluan për më tepër se katër muaj. Fabiano ishte pjesë e Sao Paulos nga 2001-2004, ndërsa aktualisht është i lënduar dhe do të qëndrojë jashtë fushës për pesë javë.