"Fundoset" Dinamo, Tirana-Vllaznia, të vetme drejt titullit
Tirana dhe Vllaznia mbeten të vetme në garën për titull. Me fitoret e djeshme, në javën e 27-të të Superiores, dhe duke përfituar nga hapi fals i Dinamos, dy kryesueset duket se do ta zgjidhin kampionen e vendit me fotofinish. Bardheblutë e drejtuar nga Agustin Kola thyen 3-0 Elbasanin. Golat e tri pikëve erdhën vetëm në pjesën e dytë, ku avantazhi i Daniel Xhafës u thellua nga rrjetat e kapitenit Devi Muka dhe goleadorit Migen Memelli. Një tjetër humbje për verdheblutë, që edhe pas largimit të Faruk Sejdinit nuk po gjejnë rezultatet negative. Tashmë Elbasani rrezikon seriozisht mbijetesën në Superiore. Në Shkodër, Partizani i eliminuar nga Kupa nuk reziston më shumë se 23 minuta kundër Vllaznisë. Shtupina hap serinë e golave për kuqeblutë, ndërkohë që në pjesën e dytë Suad Lici dyfishon me 11-metërsh. Dinamo frenohet në shtëpi nga Teuta. Edhe pse ishin në avantazh me golin e Poçit, blutë nënshtrohen përpara klasit të Emiljano Vilës, që përmbys rezultatin në pjesën e dytë. Me 7 pikë diferencë nga kryesueset, "nëndetësja" duket jashtë luftës për titull. Shkumbini fiton 1-0 me Besën në garën për vendin e katërt, ndërsa pas rezultateve të djeshme skuadrat në "zonën e ftohtë" ngjishen edhe më shumë. Që prej Flamurtarit të vendit të shtatë (me 30 pikë) dhe deri tek Apolonia e Bylis që mbyllin tabelën me 25 pikë, të gjithë janë të rrezikuar të bien nga kategoria.
e. kodheli
Superiore / Java 27-të
REZULTATET
Dinamo-Teuta 1-2
Poçi 38‘ / Vila 55‘, 87‘
Vllaznia-Partizani 2-0
Shtupina 23‘, Lici (11m) 68‘
Tirana-Elbasani 3-0
D.Xhafa 51‘, Muka 78‘, Memelli 88‘
Shkumbini-Besa 1-0
Mustafaraj 5‘
Lushnja-Apolonia 2-1
Sekseri 40‘, Bubeqi 65‘ / Çerçizi 84‘
Bylis-Flamurtari 1-1
K.Dalipi 82‘ / Shehaj 78‘
Klasifikimi
Skuadrat N P
1. Tirana 27 54
2. Vllaznia 27 54
3. Dinamo 27 47
4. Shkumbini 27 41
5. Teuta 27 38
6. Besa 27 38
7. Flamurtari 27 30
8. Partizani 27 29
9. Lushnja 27 29
10. Elbasani 27 27
11. Apolonia 27 25
12. Bylis 27 25
e. kodheli
Superiore / Java 27-të
REZULTATET
Dinamo-Teuta 1-2
Poçi 38‘ / Vila 55‘, 87‘
Vllaznia-Partizani 2-0
Shtupina 23‘, Lici (11m) 68‘
Tirana-Elbasani 3-0
D.Xhafa 51‘, Muka 78‘, Memelli 88‘
Shkumbini-Besa 1-0
Mustafaraj 5‘
Lushnja-Apolonia 2-1
Sekseri 40‘, Bubeqi 65‘ / Çerçizi 84‘
Bylis-Flamurtari 1-1
K.Dalipi 82‘ / Shehaj 78‘
Klasifikimi
Skuadrat N P
1. Tirana 27 54
2. Vllaznia 27 54
3. Dinamo 27 47
4. Shkumbini 27 41
5. Teuta 27 38
6. Besa 27 38
7. Flamurtari 27 30
8. Partizani 27 29
9. Lushnja 27 29
10. Elbasani 27 27
11. Apolonia 27 25
12. Bylis 27 25