E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parid Xhihani nuk ndalet më, shënon golin e nëntë sezonal

Parid Xhihani vazhdon të paraqitet në nivele të admirueshme te Zoria në kampionatin ukrainas. Sulmuesi kavajas, ka shënuar një tjetër gol shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij, në fitoren 2-0 përballë FC Kharkiv. Ish-lojtari i përfaqësueses Shpresa, i cili është injoruar sistematikisht nga trajneri i Kombëtares, Ari Han, që nuk i ka dhënë asnjë shans me fanellën kuqezi, përshëndeti rrjetën në të 34-ën, duke kaluar Zorian në avantazh. Ky ishte goli i nëntë sezonal për Xhihanin, i cili po jep një kontribut mjaft të madh në luftën e skuadrës për mbijetesë në Vyscha Liga. Ai u zëvendësua në minutën e 59-të, vetëm pak minuta pas golit të dytë, që mbante firmën e Kurilov. Ish-kapiteni i Besës së Kavajës u largua mes duartrokitjeve, pasi përveç golit personal, kishte merita edhe në dyfishimin e rezultatit. Në këtë sezon, Xhihani është lojtari shqiptar që ka shënuar më shumë në kampionatet kontinentale dhe ndiqet nga Hamdi Salihi, 8 gola me austriakët e Ried (13 në total, së bashku me golat në Kupë). Në Ukrainë, paraqitje mjaft të mirë ka bërë edhe portieri i Kombëtares, Isli Hidi. Krivbasi fitoi 1-0 në fushën e Tavrija Simferopol dhe "gardiani" ishte heroi i miqve, me pritjet e tij vendimtare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›