Luis Hemilton sfidon Shumakerin në pistë
Përballen e kaluara dhe e tashmja. Majkëll Shumaker, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, mund të sfidojë kampionin më të ri në historinë e kompeticionit prestigjioz automobilistik, ose mbajtësin e titullit të fundit, Luis Hemiltonin. Këtë e ka bërë të ditur organizatori i "Race of Champions", Fredrik Xhohnson, në një konferencë për shtyp: "Luis ka thënë se dëshiron të marrë pjesë, tani presim që MekLaren t‘i japë leje". Do të ishte rasti për të parë për një legjendë të automobilizmit si Shumi, të përballet me një talent të ri si Hemilton. Ose më saktë e ardhmja që kërkon konfirmimin e të kaluarës. "Race of Champions", garë e lindur në 1988, përveç dy pilotëve të famshëm do të ketë pjesëmarrës edhe shumë të njohur nga sportet e tjera. Mes tyre bie në sy emri i tre herë kampionit të botës në Suberbike, Troy Baylis, i cili vjen Australia pas festimeve për titullin e fituar në garën e fundit në Portimao. Gara do të zhvillohet më 14 dhjetor në stadiumin Uembley, mbi një pistë të krijuar apostafat. Do të jetë një eveniment argëtues për të gjithë të pasionuarit.