Zola: Del Piero, mes më të mirëve në rolin e tij
Paraqitjet e shkëlqyera të Alesandro Del Pieros, nuk e kanë habitur Xhanfranko Zolën. Ai tha: "Përveçse një person pozitiv në skuadër, Aleks është një lojtar i madh. Jam i lumtur për të. Dy golat me Realin? Ato nuk ishin të nevojshme për të treguar se ai është mes lojtarëve më të mirë në rolin e tij". Më tej, Zola shtoi: "Prej dy vjetësh po luan në nivele të larta dhe ka një karakter të jashtëzakonshëm, duke reaguar me forcë në momentet e vështira të karrierës".