E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Van Gal ironizon: Lioni është si Hanoveri



Do të startojë sot sfida e dytë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, ku rekordmenët e Bajernit të Mynihut do të presin në “Alianc-Arena” skuadrën franceze, Olimpik Lion. Ekipi bavarez vjen nga një fitore 7-0 në kampionat, rezultat që tregon qartë shpirtin luftarak të gjermanëve, të cilët presin një kundërshtar të lodhur nga rruga e gjatë, pasi francezët kanë bërë rreth 860 km rrugë automobilistike. Për trajnerin holandez, kjo sfidë do të jetë një shfaqje gladiatorësh, ku për më tepër adrenalina e bomberit francez, Frenk Riberi, do të jetë në maksimum për të anashkaluar skandalin e tij në një nga diskotekat e Parisit dhe për të rihapur përsëri simpatinë e klubeve të tjera. “Jemi gati dhe të përgatitur për këtë përballje. Besimi ynë është tepër i lartë dhe sigurisht pas një goleade, mendoj se ekipi do të gjejë hapësirat e duhura për të ndëshkuar kundërshtarin e radhës. Hanoveri zhvillon ekzaktësisht të njëjtin sistem loje si të Lionit dhe mendoj se fitorja 7-0 në fundjavë, ka qenë një provë e mirë për ne, për të treguar se si sillemi kundër një filozofie të tillë”, nënvizoi trajneri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›