Skënderbeu-Apolonia sfumon sfidat e tjera të Superligës
Luhet sot java e 29-të e Kategorisë Superiore, ku në qendër janë sfidat për mbijetesë Skënderbeu-Apolonia dhe ajo për Evropë mes Tiranës dhe Laçit. Në Korçë pritet një tjetër sfidë e fortë, me rreziqe për të dyja skuadrat. Në kuptimin se Skënderbeu vendës rrezikon për të rënë nga Superliga, por më shumë rrezikon Apolonia. Ky pozicionim i skuadrave në renditje e bën të domosdoshme marrjen e fitores për të dyja palët. Natyrisht, Skënderbeu llogarit edhe 3 pikët e Shkodrës, ku Vllaznia vendëse fitoi në fushën e lojës 3-2, por aktivizoi një lojtar të paprotokolluar. Ndaj, duke qenë se luan edhe në fushën e vet, ndaj një rivali direkt për mbijetesë, do të tentojë gjithçka për t’i dhënë “të shtyrën” Apolonisë dhe për t’u katapultuar vetë më lart në klasifikim. Sfidë e bukur pritet edhe ajo e Krujës mes Kastriotit dhe Vllaznisë.