E Diel, 1 Nëntor 2026

Luiza Xhuvani përshëndet votuesit e zonës 64

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani është renditur e treta në listën e fituesve për qarkun e Vlorës. Nga dymbëdhjetë mijë votues, që morën pjesë në votime, në zonën 64 të Luiza Xhuvanit, rreth 7000 votues kanë votuar për të. Duke ndjerë mirënjohje, detyrim moral e qytetar, respekt e përulësi ndaj dashurisë dhe besimit të shfaqur ndaj saj nga qytetarët, mbështetësit dhe votuesit, Xhuvani ka mbajtur një konferencë për shtyp. Në fjalën e saj ajo ka falënderuar të gjithë votuesit e Sarandës. Në përfundim të votimit, ju treguat që jeni qytetarë të mençur, të vetëdijshëm, tolerant dhe të qytetëruar. Në mënyrë të veçantë, i përulem me mirënjohje elektoratit të majtë, për sakrificat e tyre, netët pa gjumë, për përkushtimin maksimal. Në çdo rast, e për çdo rrethanë unë do të mbetem Luiza, ose Liza, bijë e qytetit të Sarandës, i është drejtuar ajo qytetarëve të Sarandës. Fushata në Qarkun e Vlorës, zhvilluar nga dy kandidate femra Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Gjoni, ka qenë e qetë , pa fyerje dhe pa eksese. Diferenca për forcën politike që përfaqësonin dy zonjat kandidate, që u mbështetën fuqimisht nga gratë dhe të rinjtë vetëm në rajonin e Sarandës, ishte me një diferencë të konsiderueshme prej më shumë se tremijë vota, rezultat që nuk është arritur asnjëherë në këtë zonë. Edhe në komunat që zotërojnë pushtetin lokal demokratët, fitorja ishte e dukshme si në Konispol, Lukovë, Xarrë, Delvinë e kudo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›