E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Baza materiale e KZAZ ka mbërritur në KQZ, pritet rezultati përfundimtar

Në kuadër të procesit të përfundimit të zgjedhjeve, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u shpreh se tani procesi është drejt fundit vetëm se pritën të numërohen edhe disa kuti në qarkun e Fierit. Ndonëse kanë kaluar 1 janë që nga dita e zgjedhjeve, Olli u shpreh se së shpejti KQZ do të dalë me një rezultat për rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërsa për sa i përket 6 kutive të Kurbinit të ardhura në KQZ, Olli u shpreh se procesi i numërimit po ecën normalisht dhe brenda disa orësh do të përfundojë krejtësisht. Kjo është ecuria. Ishte një vendimmarrje të KQZ. Partitë politike dhe subjektet e interesuar ishin të gjitha të pranishme në proces. Mediat kanë qenë gjatë të gjithë kohës pranë, madje disa prej tyre e kanë transmetuar edhe drejtpërdrejt procesin e numërimit. Pra gjithçka ndodh në një mënyrë krejtësisht transparente, u shpreh Olli gjatë fjalës së tij. Më tej, ai theksoi se tashmë KQZ e quan të përmbyllur procesin e numërimit në të gjitha vendet e numërimit të votave të të gjithë republikës, me përjashtim të Patosit, KZAZ nr. 19, ku edhe kjo KZAZ po e sjellë bazën materiale drejt Tiranës. Të gjitha KZAZ e tjera e kanë dorëzuar bazën materiale zgjedhore në KQZ. Kjo bazë materiale zgjedhore është marrë në dorëzim menjëherë nga administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tabelat përmbyllëse të KZAZ janë tashmë duke u përpunuar në sallën operative të të dhënave. Ne po bëjmë tashmë krahasimin e të dhënave që kanë ardhur në rrugë elektronike me të dhënat që kanë ardhur dorazi, pra që janë tabelat origjinale, të cilat KQZ i njeh si zyrtare. Ndërkohë besojmë se në rast se do të përfundojë brenda një kohe të arsyeshme edhe numërimi i votave të KZAZ të Fushëkuqes, ne do të hedhin edhe këto të dhëna në tabelën e rezultateve, më pas do të bëjmë një komunikim me mediat për të publikuar zyrtarisht tabelat e rezultateve, u shpreh Olli. Ai gjithashtu pohoi se KQZ ka rënë disi në qetësi në këto momente pasi nuk ka pasur edhe të dhëna për të hedhur në tabelat e rezultateve. Sigurisht sapo të përfundojnë edhe këto kutitë në fjalë, do të shpallim rezultatin e përgjithshëm, por edhe të dhënë të tjera më të detajuara si numrin e votuesve që kanë marrë pjesë, fletët e votimit të pavlefshme, kutitë e pa shqyrtuara. Kështu meqë ndodhemi në këtë fazë procesi i numërimit quhet i mbyllur, u shpreh Olli.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›