E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundim numërimi i 6 kutive të Fushë Kuqes në KQZ, në avantazh PD

Ka përfunduar mbrëmë numërimi i 6 kutive të KZAZ nr. 36 së Kurbinit, qarku Lezhë, në sallën e mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të gjitha kutitë e numëruara doli fituese Partia Demokratike me një shumicë dërmuese votash dhe mandatesh në qarkun e Lezhës. Në të dy kutitë e para të numëruara nga 2 grupet e numërimit që ka ngritur KQZ, Partia Demokratike kryeson me vota ndaj kundërshtares tjetër Partisë Socialiste. Rreth orës 10:30 të ditës së djeshme ka zënë fill numërimi i kutisë së parë, ku rezultoi se 334 fletë votimi janë të papërdorura, 315 fletë të përdorura, 4 të dëmtuara pasi u mungon numri i mjetit të identifikimit. Pra, në kutinë e parë janë shënuar disa probleme, për të cilat KQZ deklaroi se do të vlerësojë të vlefshme, vetëm ato ku është votuar në mënyrë të qartë për një subjekt. Kjo, pasi në shumë fletë u vu re se x ishte vendosur te numri rendor, në të tjera të pjesa e kutisë dhe të tjera fletë kishin më shumë se dy shenja x. Ndërsa, përfundon shqyrtimi dhe numërimi i kutisë së parë të KZAZ numër 39 të Lezhës ku rezultoi se PD ka 187 vota të vlefshme, kurse PS 75 vota të vlefshme. Pas tyre vijojnë LSI me18 vota, PR 9 vota e PLL 1 votë. Nga numërimi i votave rezultuan se 2 vota për PD rezultuan të pavlefshme dhe u propozua që të kalojnë në zarfin e kontestuar. Ndërsa, rreth orës 14:31 të ditës së djeshme ka përfunduar numërimi i kutisë së dytë, ku rezultoi me 336 vota për PD, 143 për PS. Nga shqyrtimi i kutisë së dytë të Fushe Kuqes rezultoi se nga fletët e votimit 613 prej tyre rezultuan të përdorura, 635 të papërdorura, kurse 5 të dëmtuara. Fletët e papërdorura ishin krejtësisht të bardha dhe të pambushura. Ndërkaq, pak para orarit të numërimit të vendosur, kanë nisur debatet në KQZ për numërimin fizik të fletëve. Anëtarja socialiste e KQZ, Dëshira Subashi u kujtoi anëtare të tjerë të KQZ se dje kishin rënë dakord për procedurat se fletët i merr dhe kontrollon kreu i KQZ. Kryetari i KQZ, Ristani pranoi që fletët ti numërojë administrata, kurse nënkryetarja e KQZ, Subashi kundërshtoi. Ristani propozoi që verifikimin e fletëve ta bëjë vetë Subashi. Ndërkaq Subashi ka nisur kontrollin fizik të fletëve, një nga një. Megjithatë, pavarësisht zhurmës së madhe, që është bërë për këto 6 qendra votimi, duket se rezultati që ato mund të japin nuk mund të prodhojë ndryshime të raporteve të mandateve në këtë zonë zgjedhore. Kjo pasi PD, për të marrë mandatin e 5 në këtë zonë, do t'i duhet që në këto 6 kuti votimi të mund të sigurojë një avantazh prej afro 1800 votash në raport me PS. Por, këto gjashtë kuti mund të kenë efekt në ndarjen e mandateve dhe mund të favorizojnë PD, vetëm pasi të përcaktohet fati edhe i 3 kutive të tjera të votimit në KZAZ 37 në rrethin e Lezhës, të cilat janë numëruar, por nuk janë plotësuar tabelat e rezultateve, pasi përfaqësuesit e majtë atje kanë shfaqur pretendime se kutitë kanë qenë të parregullta. Aktualisht, situata në Qarkun e Lezhës paraqitet e tillë, ku PD, nga 235 kuti votimi që janë numëruar nga 244 që ka gjithsej, ka mundur të sigurojë 37419 vota, kundrejt 24042 votave të koalicionit të PS.

3 kuti të KZAZ së Lushnjës, do të numërohen në KQZ
Edhe për 3 kuti me fletë votimi të KZAZ nr 18, 1 kuti e KZAZ nr 22 të Lushnjës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur ti numërojë vetë ashtu si kutitë e Lezhës. Komsionerët e KZAZ përkatëse hasën në parregullsi dhe kërkuan që numërimi të kryhet nga KQZ. Si rrjedhojë KQZ ka marrë vendimin që kutitë në fjalë të nisen sa ë parë drejt Tiranës, por mësohet se ende kutitë nuk janë nisur. Ndërkaq pritet vendimi i KQZ për kutitë e KZAZ nr 19 të Patosit. PS ka kërkuar që vendimi për këto kuti të jetë me shkrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›