Berluskoni miraton fondin 300 milionë euro për “Alitalia”-n
Silvio Berluskoni ka konfirmuar interesin për shoqërinë ajrore “Alitalia” nëpërmjet një marrëveshje italiane të formuar nga sipërmarrësit italianë, bankat dhe kompanitë ajrore të cilat do të kenë një afat prej 5 javësh për të prezantuar një ofertë që detyrimisht do të shoqërohet nga “shkurtime të dhimbshme të personelit të kompanisë ajrore”. Presidenti i ardhshëm i Këshillit ka favorizuar vendimin e qeverisë të kaluar për dhënien e huas prej 300 milionë euro Alitalias për evitimin e krizës pas tërheqjes së ofertës të Air France-Klm. “Qeveria nuk mund të vepronte ndryshe për të evituar drejtimin e saj, mundësi kjo që u përjashtua. Po i jepen Aliatalias mjetet për të mbijetuar gjatë muajve të ardhshëm, muaj këta që do të vëzhgohen nga sipërmarrësit italianë, profesionistët e kompanive të transportit ajror dhe më pas do të shihen llogaritë e Alitalias”,-u shpreh Berluskoni pak ditë pas zgjedhjes së tij si kryeministër i vendit. “Pas kësaj periudhe impenjimi që mund të zgjasë 3 deri në 5 javë, do të kalohet në fazën tjetër të dhimbshme të reduktimit të personelit”, - shtoi Berluskoni.
24 Prill 2008