Ranieri mirëpret Liverpoolin

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 16:14
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka mirëpritur njoftimet se është nën konsideratë për postin në Liverpool.
Ranieri, 59 vjeç, është duke kaluar një sezon delikat me klubin nga qyteti i tij i lindjes dhe pas fitores 1-0 në Cesena të dielën, Roma u ngrit në pozitën e katërt në Serie A.
Ranieri spekulohet se mund të jetë menaxher i ardhshëm i Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm.
“Jam i lumtur që një klub si Liverpooli mendon për mua. Por, jam krenar që e udhëheq ekipin nga qyteti im”, tha ai.