Lukashenko për Vestervele: Më mirë diktator se sa gej

Alexander Lukashenko
Qeveria gjermane është shprehur se reagimi i presidentit të Bjellorusisë se është më mirë të jesh diktator se sa gej tregon fytyrën e vërtet të tij.
Aleksandër Lukashenkon sulmoi ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Guido Vestervelle, i cili është një homoseksual i deklaruar.
Vestervele ishte shprehur shqetësim lidhur me abuzimet me të drejtat e njeriut javën e fundit në Bjellorusi duke e cilësuar qeverinë e Lukashenkos diktaturën e fundit në Evropë.

Giudo Westerwelle
Është më mirë të jesh diktator se sa gej, tha Lukashenkon të dielën. Të hënën, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, tha se ishte tregues.
Është interesante se edhe vetë Lukashenko e shikon veten si diktator, tha ai.
Vestervele iu përgjigje Lukashenkos duke thënë se ai foli për vetën e tij.
Muajin e kaluar, BE shtoi në listën e zezë edhe 21 emra të tjerë zyrtarësh të cilët nuk do të lejohen të hyjnë në Bashkimin Evropian.
Çarjet e mëdha mes Bjellorusisë dhe perëndimit kanë ardhur pas zgjedhjeve të dhjetorit 2010 dhe pas arrestimit të katër kandidatëve të opozitës për president. /F.Stafa/