Luksi i dinjitetit
Duhet të ketë një pikënisje dhe viti 2010 i ka të gjitha shanset në fitimin e dinjitetit. Jemi vonë, por situata është e ndreqshme. Dinjiteti mbetet luksi i vërtetë, të cilin njeriu duhet ta synojë, para vetes më shumë se para të tjerëve, dhe ne kemi mungesa të mëdha, të cilat nuk varen 100 për qind vetëm nga vullneti ynë. Por, ç’mund të bëjmë?
E fillojmë nga gazetarët, si ruajtës publikë të dinjitetit njerëzor. Shumë vazhdojnë të shfaqen agresivë me më të dobëtit dhe servilë me të fortët. Po shtohen gjithnjë e më tepër skenat në ekrane apo faqe gazetash, kur gazetarë të njohur apo jo, bëjnë “furça” të paimagjinueshme për njerëz të pushtetit, ambasadorë, bosë të showbizit, shqiptarë dhe të huaj dhe agresivitet deri në ofendim, përçmim, për më të dobëtit. Dinjitet në gazetari do të thotë respekt ndaj të vërtetës dhe njeriut, duke mos harruar se misioni kryesor mbetet informimi sa më objektiv i njerëzve. Siç mund të jetë për një mjek, gjykatës, mësues apo çdo profesion tjetër, edhe në gazetari arsyeja kërkohet të mposhtë emocionin, e kjo “armë” fisnike që natyra i ka dhënë njeriut, ka shumë nevojë të riparohet mes gazetarëve. Politikanët? Kush më shumë se ta mund të japë shembullin e parë se dinjiteti në vend nuk ka vdekur? Shembull, që ende s’po vjen. Janë politikanët “yjet” e vërteta në Shqipëri. Ata kanë rrëmbyer tapetet e kuq të artistëve dhe sportistëve dhe prozhektorët prej vitesh i kanë ata në fytyrë. Duhet të tregojnë se urtësia nuk ka vdekur përfundimisht në Shqipëri dhe kjo është detyrë morale e më të vjetërve. Sot dinjiteti mes dy partive kryesore, PS-PD (LSI në mes) është në fund të këmbëve, por po sot, më shumë se kurrë, duhen bërë përpjekje konkrete për ta rifituar. Zëdhënës duhet të refuzojnë fraza të mbarsura me ofendime, ironi, paragjykime, shpifje, përfshirje familjarësh në tekstet që duhet të zhvishen nga akuza që s’shkojnë asnjëherë në drejtësi. Sulmet mes kundërshtarëve duhet të jenë dinjitoze edhe politikisht. Dhe ky mund të jetë vetëm fillimi. Më pas vjen respekti, dialogu. Edhe protestat kanë dinjitetin e tyre. Politika shqiptare duhet të tregojë se di të vendosë dinjitetin dhe në protesta.
Drejtësia, si ruajtëse ligjore e dinjitetit njerëzor. A mund të ketë dinjitet një vend pa drejtësi, ku njerëzit vetëvendosin dhe mendojnë në shumicë se nuk ia vlen t’i futesh çështjeve gjyqësore?
Sot, luksi i vërtetë për ne mbetet dinjiteti. Ka grimca të shoqërisë që mund të apelojnë e kërkojnë që pa vonuar ta kenë të gjithë.
(GSH/BalkanWeb)