QSUT-USAID projekt për defektet gjenetike
TIRANE- QSUT do të bashkëpunojë me USAID në një projekt që ka për qëllim të regjistrojë rastet me imunodeficencë te fëmijët (defekte genetike). "Sistemi ynë shëndetësor tashmë do të ketë të dhëna të sakta në lidhje me imunodeficencën primare pa qenë nevoja që t'i referohemi shifrave që raportojnë shoqatat e që shpesh herë nuk janë reale. Njëkohësisht dua të vlerësoj mbështetjen e USAID në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor", - u shpreh gjatë takimit të zhvilluar dje, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ndërsa përfaqësuesja e USAID, doktoreshë Zhaneta Shatri tha se bashkëpunimi me institucionet shëndetësore do vazhdojë dhe në të ardhmen.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
(s.g/GSH/BalkanWeb)