E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Kaczinski,Rama: Aksidenti,tragjik per popullin polak

TIRANE- Kryetari i PS-se percjell mesazh ngushellimi per shtetin dhe popullin polak per humbjen tragjike të Presidentit polak, Kaczinski si dhe personave te tjere qe ndodheshin ne bordin e avionit presidencial Tupolev 154. Avioni me gati 133 persona ne bord u rrezua sot paradite afer aeroportit Smolensk, ne perendim te Rusise.

"Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të Presidentit Polak Lez Kaczinski dhe të personaliteteve që e shoqëronin. Kjo ndarje e parakohshme nga jeta është një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për kombin polak. Në këto momente të vështira dëshiroj edhe në emër të Partisë Socialiste t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Presidentit Kaczinski, familjarëve të të gjitha viktimave të këtij aksidenti tragjik dhe popullit polak"- thuhet ne mesazhin e kreut socialist Edi Rama.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›