Sejdiu mesazh ngushellimi per vdekjen e Kaczinskit
PRISHTINE- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur sot ngushëllimet me të sinqerta për popullin dhe institucionet e Polonisë për vdekjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski.
Në një mesazh ngushëllimi drejtuar popullit dhe institucioneve të Polonisë, Presidenti Sejdiu "shpreh dhembjen e thellë për shuarjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, të bashkëshortes së tij, si dhe të bashkëpunëtorëve që e shoqëronin atë.
Presidenti Sejdiu thekson se, në këto çaste të rënda zie për popullin polak, Republika e Kosovës qëndron pranë këtij vendi mik dhe shpreh solidaritetin e plotë me të.
(s.g/BalkanWeb)