Vdes Kazinski, Kreret e shteti shqiptar: Lajm shokues
TIRANE- Krerët e shtetit dhe të politikës shqiptare kanë shprehur sot mesazhet e ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet e Polonisë për vdekjen tragjike të Presidentit Leh Kazinski si dhe viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Smolensk të Rusisë.
Mesazhi i parë ka qenë ai i presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi
“Me hidhërim të thellë dhe tronditje mësova lajmin e aksidentit tragjik ku humbi jetën Presidenti Kazinski, bashkëshortja e tij dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta! Në këto momente të vështira, ne ndajmë me ju dhimbjen e humbjes së pazëvendësueshme.”- thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreu të shtetit shqiptar.
"Lajmi i vdekjes së Presidentit Kaczynsky, bashkëshortes së tij, drejtuesve të lartë e zyrtarëve të tjerë të shtetit polak, është një lajm shokues jo vetëm për popullin mik polak, por edhe për çdo shqiptar dhe për të gjithë miqtë e Polonisë në botë", lexohet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit që kryeministri Berisha i dërgoi sot homologut të tij polak, Donald Tusk.
Ndërsa kryetari i PS-së shkruan në mesazhin e tij se “Kjo ndarje e parakohshme nga jeta është një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për kombin polak. Në këto momente të vështira dëshiroj edhe në emër të Partisë Socialiste t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Presidentit Kaczinski, familjarëve të të gjitha viktimave të këtij aksidenti tragjik dhe popullit polak".
Një avion ''Tupolev 154'' me Presidentin polak, Lech Kaczynski, në bord, u rrëzua sot në mëngjes gjatë uljes në aeroportin e Smolenskut, në perëndim të Rusisë, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord, njoftuan autoritetet polake dhe ruse. Sipas autoriteteve ruse, në bordin e avionit ndodheshin rreth 85-132 persona.
Presidenti polak, bashkëshortja e tij dhe një numër zyrtarësh të lartë polakë, do të shkonin në Katin, pranë Smolenskut, me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së 22 000 oficerëve polakë, të ekzekutuar nga policia staliniste
(s.g/Balkanweb)