E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes Kazinski Berisha:Humbem nje lider te BE-se

TIRANE- Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen dhe pikellimin e thelle per humbjen e e jetës së Presidentit të Republikës së Polonisë, Leh Kazinski. Ne nje mesazh ngushellimi drejtuar homologut te tij polak, Donald Tusk Berisha shkruan se ‘Lajmi i vdekjes së Presidentit Kaczynsky, bashkëshortes së tij, drejtuesve të lartë e zyrtarëve të tjerë të shtetit polak është një lajm shokues jo vetëm për popullin mik polak, por edhe për cdo shqiptar dhe për të gjithë miqtë e polonisë në botë. Me vdekjen e tij, Polonia humbi një nga personalitetet e veta më të shquara dhe të respektuara, por edhe Bashkimi Evropian humbi një nga liderët më të rëndësisëm të vendeve anëtare. Kreu i qeverise shqiptare ndan me popullin polak dhe pikëllimin e thellë për këtë humbje. ‘ Ju shpreh ju dhe Qeverisë suaj, familjarëve të të ndjerit President dhe të viktimave të tjera, ngushëllimet më të thella dhe ndjenjat e simpatisë dhe solidaritetit më të madh të miat dhe dhe të Qeverisë Shqiptare. Ne lutemi bashkë me ju që shpirtrat e Presidentit Kaczynsky, bashkëshortes së tij dhe të gjithë atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik, të gjejnë paqen e merituar- perfundon Berisha mesazhin e tij.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›