E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shpalli - deputetët e Edvinit nuk do të zgjidhen nga degët e PS-së

Në një intervistë televizive, Edi Rama ka qenë i qartë se rruga e zgjedhjes së kandidatëve të rinj për deputetë nuk do të kalojë nga strukturat zyrtare, si ka qenë tradita deri më tani, por nga të ashtuquajturat “borde të qytetarëve”, disa krijime fantazma në zyrat e Erion Velisë në të gjithë vendin. Në një intervistë televizive, Edi Rama ka qenë i qartë se rruga e zgjedhjes së kandidatëve të rinj për deputetë nuk do të kalojë nga strukturat zyrtare, si ka qenë tradita deri më tani, por nga të ashtuquajturat “borde të qytetarëve”, disa krijime fantazma në zyrat e Erion Velisë në të gjithë vendin. Gjatë një interviste të posaçme për Top Channel, kreu i Partisë Socialiste ia ka mbyllur rrugën çdo lloj konkurrimi që vjen nga strukturat partiake, siç propozoi ish-deputeti socialist Maqo Lakrori dy ditë më parë, dhe ka çelur rrugën për kalimin e kandidaturave të Erion Velisë nga porta e madhe e PS-së, pa pasur nevojë fare të njollosen me damkën e 99-shit, një sigël e dalë boje, ende pa u zyrtarizuar mirë. Bordet e qytetarëve janë ende struktura të paformuara dhe mungesa e përkatësisë partiake është rasti më i mirë që velinjtë të kooptohen si kandidatë të PS-së, pa pasur nevojë që të nënshkruhet më përpara një marrëveshje me selinë qendrore, duke i lënë socialistët e vjetër me gisht në gojë, e duke e kthyer votën e Asamblesë Qendrore (të mbushur qysh tani me 99-sha e ylberistë), në një gjë thjesht formale. Bordet e qytetarëve duket se do të kenë peshën kryesore në emërimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit 2009 ose të paktën kjo është ajo çka do shihet formalisht në ekranet e televizioneve, duke i hequr përfundimisht degëve zyrtare të PS-së çdo ndikim në përzgjedhjen e tyre. Këtë e konfirmoi vetë kryesocialisti Edi Rama gjatë një interviste televizive. “Bordet e qytetarëve janë shprehja e vetëdijes sonë se nuk janë njerëzit që duhet të vijnë në këtë parti, porse është partia, ajo që do të shkojë tek njerëzit” - deklaroi Rama. Duke iu referuar programit qeverisës që Partia Socialiste po harton aktualisht, Rama tha se ai është ndërtuar mbi parimin e premtimit të atyre çka mund të mbahen. I pyetur mbi përcaktimin e koalicionit me të cilin do të shkohet në fushatë zgjedhore, Rama bëri të qartë se koalicioni do të ndërtohet plotësisht kur të vijë koha, megjithatë ne çdo rast Partia Socialiste do jetë qendra e gravitetit e “një koalicioni të madh përtej kufinjve të vjetër”. “Shqipëria ka nëvojë për një bashkim të madh me shqiptarët dhe jo një pazar kryetarësh” - deklaroi Rama duke nënkyuptuar kështu pamundësinë e lidhjes së një marrëveshjeje të re me Lëvizjen Socialiste për Integrim të drejtuar nga Ilir Meta. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›