E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Progres-Raporti i BE, vlerësim mjaft pozitiv për procesin e integrimit të Shqipërisë

Duke konsideruar progresraportin si dokument pune të qeverisë shqiptare, znj.Bregu veçoi si pika të rëndësishme përfundimin e reformës në drejtësi dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit. “Megjithëse gjuha e përdorur në raport për korrupsionin në Shqipëri ishte e ngjashme me Kroacinë që është vend kandidat dhe Maqedoninë që prej 3 vjetësh ka statusin e vendit kandidat, thellimi i luftës kundër korrupsionit ka qenë dhe është në qendër të vëmendjes së qeverisë Berisha”, tha ministrja duke shtuar se ndryshe nga vitet e tjera, në progresraportin e këtij viti, përbri çdo fushe përmendet fjala progres, pavarësisht se diku ai është shumë i pranishëm, e diku më pak. Në këtë mbledhje të Komisionit Parlamentar të Integrimit, ministrja i informoi të pranishmit lidhur me kërkesën e Brukselit për të ngritur strukturat e përbashkëta që do të nevojiten pasi Marrëveshja e Satbilizim - Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë të hyjë në fuqi. Duke e konsideruar këtë kërkesë një lajm të mirë, znj.Bregu tha se është pikërisht vullneti i treguar nga qeveria për thellimin e reformave të ndërmarra dhe vizioni i qartë i zbatimit të këtyre reformave, çka ka shtyrë Komisionin Europian ta përshpjetojë zyrtarizimin e kësaj kërkese. “Në datën 2, 3 dhe 4 dhjetor në Bruksel do të zhvillohet Task Forca Konsulative (CTF) dhe Komiteti i Përbashkët (Joint Committee) BE-Shqipëri, ku palës shqiptare i është kërkuar të paraqesë rregulloren mbi ngritjen e strukturave të reja të quajtura nënkomitete, të cilat do të zëvendësojnë grupet aktuale të punës dhe që janë struktura që shërbejnë për periudhën pas hyrjes në fuqi të MSA-së”, shpjegoi ministrja duke shtuar se kjo është një kërkesë në avancë, pasi Shqipëria ende nuk ka përmbyllur ratifikimin e MSA-së nga vendet anëtare. Duke replikuar me deputetët e opozitës, znj.Bregu sqaroi vlerësimet e progres raportit rreth procesit të përafrimit të legjislacionit me acquis communautaire, proces ky që do të vazhdojë gjatë;pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe veçanërisht ligjit për prokurorinë që tashmë ka përfunduar; lëshimit të lejeve të ndërtimit të cilat kanë njohur një rënie të fortë prej 40% në vitin 2007, kryesisht në kryeqytet; nivelit të zbatimit të vendimeve të përmbarimit, lirisë së të shprehurit në media, etj. Sipas ministres, projektligji i Prokurorisë është hartuar në përputhje të plotë me grupet e interesit dhe pretendimet e shoqatës së gjyqtarëve. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›