Barbara D'Urso: 'Me Vasco Rossin, një dashuri tronditëse!'
18/02/2005 Ndërkohë që publiku pret me padurim ta shohë në ekranin e vogël në emisionin “Ferma”, Barbara D'Urso jep deklarata 'pikante' mbi një dashuri të madhe, dashuri që ka ndodhur njëzet vjet më parë.
E zonja e shtëpisë së 'Vëllait të Madh' në Itali, në të vërtetë, ka thënë se kur ishte 23 vjeçe, ka pasur një histori pasionante seksi dhe rock 'n' roll-i me një nga këngëtarët italianë më të dashur dhe të pëlqyer: Vasco Rossi-n! Barbara tregon se e ka njohur këngëtarin në kohën kur ai nxori diksun e tij të parë, 'Faji i Alfredos': 'Ishte 27 vjeç dhe ishte në një koncert, i bukur si dielli, i dobët, i shëndetshëm, me dhëmbët e vet'.
Aktorja, nënë e dy fëmijëve dhe e martuar me balerinin Michele Carfora, ka thënë gjithashtu se dashuria me Vaskon ka qenë tronditëse, ku nuk kishte drogë, por vetëm ndopak marijuanë dhe hëra-herës këngëtari i lejonte vetes. Fundi i marrëdhënies së tyre, që zgjati veç pak muaj, ndodhi, sipas D'Urso-s, për shkak të turneut të yllit të muzikës, i cili natyrisht këtë marrëdhënie e shihte si pengesë për ndërtimin e një miti të muzikës italiane, gjë për të cilën Vasco Rossi u bë vërtet. Barbara deklaron se, kur sheh dashurinë e rinisë së saj të televizion, nuk e njeh më, por ama mendon me nostalgji kohët e shkuara dhe, me një zë melankolik, pranon se Vasco ka ndryshuar për keq! Ndoshta, por gjithsesi do të jetë përherë një idhull!