E fshehta e errët
18/02/2005 Depresioni është një “shqetësim ndjesor” që ka të bëjë me personalitetin dhe me ndjenjat, pra (me kënaqësinë, me të qeshurën, entuziazmin) dhe me pakënaqësitë (trishtimin, me të qarin, me dëshirën për të mos bërë asgjë). Ky sistem që zakonisht është i ekuilibruar, rezulton se të çon drejt një depresioni total dhe drejt pakënaqësive. Megjithë ndryshimet e shumta dhe format e ndryshme të depresionit, mund të dallojmë një sërë simptomash:
-mosdëshirë për të zhvilluar aktivitet e përditshme
-humbje ose shtim në peshë
-pagjumësi ose vështirësi për të fjetur; në të kundërt, dëshirë për të fjetur më shumë se zakonisht
-një ngadalësim i dukshëm në lëvizje
-acarim
-ndjesi e thellë faji
-mungesë përqendrimi
-nënvlerësim për veten dhe lënie pas dore
Të gjitha këto simptoma nuk është e thënë se mund të shfaqen në të njëjtën kohë, por ndikojnë në punën e përditshme dhe në jetën sociale. Shpesh është e pranishme dhe mosdëshira për të punuar dhe prodhimtaria shumë e dobët në punë, humbja e miqve dhe dëshira për të mos bërë një jetë sociale normale dhe të rregullt. Dëshirë për të qenë të shkëputur nga bota e jashtme. Megjithëse një person është i mbuluar nga një dëshpërim dhe nga humor depresiv, mund të ndodhë që personi të mos flasë aspak për trishtimin dhe mbi të gjitha e mohon dhe fillon të flasë për dhembje fizike si:
-dhimbje koke
-vështirësi kujtese (shpesh ndodh te pleqtë)
-dëshirë për të pirë alkool
Shqetësimi depresiv mund të shfaqet në çdo moshë, edhe te fëmijët, nëse mosha mesatare e shfaqjes mund të merret mosha 25 vjeçare. Zgjatja dhe rëndesa e depresionit mund të jetë e ndryshme duke kaluar më parë nga shqetësime shumë të lehta të quajtura “episode depresive” deri në shqetësime që zgjasin gjithë jetën dhe quhet “depresion karakteriologjik”.