Fituesi duhet të depozitojë 10 milionë euro, “Rozafa kazino” një prej konkurruesve
18/02/2005 Katër kompani konkurrojnë për kazinonë e Tiranës
Kazinoja e vetme në Tiranë ka futur në garë katër kompani që kanë qenë të gatshme të pranojnë të gjitha kushtet për ta patur licensën. Kryeqyteti do të ketë së shpejti një kazino të madhe dhe Ministrisë së Financave do t’i duhet të përzgjedhë fituesin mes katër kompanive. Janë dy kompani greke, një amerikane dhe një shqiptare, që do të konkurrojnë për licensën e kazinosë në kryeqytet. Do të jenë pesë kazino në të gjithë vendin dhe katër prej tyre do të ndërtohen në bregdet, në katër pikat më të frekuentuara turistike. Ndërkaq, përveç procedurave burokratike dhe një dosje me dokumente, që duhet të dorëzohen në Ministrinë e Financave, do të jetë e nevojshme që të bëhet dhe një pagesë prej 10 miliardë lekësh ose 10 milionë dollarësh. Pronari ose ortakët e kazinosë do t’ju duhet të ngrijnë në banka dhe 300 milionë lekë të tjera, ose 3 milionë dollarë, të cilat do të përdoren si garanci pagese për fituesin. Duket se ajo që ka më tepër rëndësi në dhënien e lejes, është vërtetimi i burimeve të parave, nisur dhe nga fakti se vetëm për të hapur një kazino duhen 15 milionë dollarë. Konkurrentët duhet të sqarojnë në zyrat e Ministrisë së Financave dhe marrëdhëniet që kanë me tatimorët, si dhe nëse ndonjë nga ortakët e shoqërisë ka patur në kurikulumin e tij dënime penale për krime ekonomike. Të gjitha këto kritere, bashkë me subjektet e interesuar për të patur një licensë kazinoje, do të kenë mundësi t’i tregojnë brenda këtij muaji, në tenderin e hapur që ka shpallur Ministria e Financave. Pas fazës së parë, subjektet e seleksionuara do të kalojnë në fazën e dytë, që është dhe momenti përfundimtar, ku zgjidhet fituesi. Por të zhvillosh një aktivitet kazinoje, nuk është një gjë e thjeshtë. Pronarët duhet t’i përmbahen rigorozisht rregullave, për të bërë të mundur zhvillimin normal të aktivitetit për 15 vjet. Në të kundërt, Ministria e Financave ka të drejtë të revokojë licensën. Ligji parashikon dhe rastet se kur mund të revokohet licensa. Kështu, në rast se vërtetohet që në kazino kryhet mashtrim publik me lojërat e fatit, që janë në dispozicion, apo bëhet pastrim parash si dhe cënohet rendi nëpërmjet kriminalitetit, ministri i Financës revokon menjëherë licensën. Gjithashtu, në rast se subjekti fitues gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit, nuk paguan në rregull detyrimet fiskale, ministri i Financës ka të drejtë të bllokojë aktivitetin deri sa të bëhet pagesa.
Club Hotel Loutrakki S.A.
Hyatt Regency Hotel&Tourism Hellas S.A.
Royal Palace Casino LTD, Nevada, U.S.A.
Rozafa Casino Sh.A.
Kriteret për marrjen e licensës
Pagesë e licensës, 10 milionë dollarë
Garantimi i fituesve, duke ngrirë në bankë 3 milionë dollarë
Objekti i veprimtarisë së shoqërisë duhet të jetë vetëm veprimtaria e kazinosë dhe e lojërave të fatit
Duhet të deklarohen themeluesit e shoqërisë, ortakët,
drejtuesit dhe, ortakët nuk duhet të jenë dënuar penalisht për vepra penale të krimit ekonomik
Licensa merret për 15 vjet
Ku do të hapen kazinotë
Privilegjin për të hapur kazino, nuk do ta ketë vetëm kryeqyteti, ku jetojnë 700 mijë banorë. I gjithë bregdeti, ku është përqendruar dhe zona turistike më e rëndësishme e vendit, do të ketë kazino. Do të jenë katër kazino në zonën bregdetare nga Saranda në Velipojë. Përqendrimi i madh i turizmit në këto zona, ka bërë që të mos merret për bazë numri i popullsisë apo madhësia e zonës turistike. Kështu dhe Velipoja do të ketë një kazino, ashtu sikurse Durrësi, Vlora dhe Saranda. Ndërkaq, në kryeqytet, do të japë vetëm një licensë për kazino, duke e çuar në pesë numrin e kazinove që do të licensohen në të gjithë vendin. Kështu prania e kazinove në pikat turistike do t’u japë më shumë jetë zonave, ku gjatë verës, por dhe për fundjavë, pushojnë me qindra mijëra pushues.
Zona bregdetare turistike Vlorë 1
Zona bregdetare turistike Sarandë 1
Zona bregdetare turistike Durrës 1
Zona bregdetare turistike Velipojë 1
Kryeqyteti Tiranë 1
Skavica, hidrocentrali i ri që kërkon 600 milionë euro
Duhen rreth 10 miliardë orë për t’u ndërruar, por do të prodhojë 1.2 miliardë kwh
Një tjetër hidrocentral mbi lumin Drin, që do të kushtojë 600 milionë euro, por do të sigurojë 30 për qind të energjisë që prodhohet sot. Ky është projekti më i fundit i prezantuar nga dy kompani italiane “Tassara” dhe aleatët e saj, TGK. Hartuesit e projektit janë të gatshëm të japin 30 për qind të vlerës së projektit, ndërkohë që shpresojnë se 70 për qind të saj do ta sigurojnë nga kreditë. Projekti është rezultati i një pune kërkimore një vjeçare, në fund të së cilës, italianët u bindën për propabilitetin e lartë të mundësive të ndërtimit të një tjetër hidrocentrali mbi Drin. Ky projekt është fizibël me një digë të ndërtuar në kuotën 445 metra mbi nivelin e detit dhe që parashikon shtrirjen e liqenit brenda territorit shqiptar. Projekti i Skavicës parashikon një vepër komplekse, që mbështetet në ndërtimin e një dige të parametrave të larta inxhinierike, duke krijuar një liqen me sipërfaqe prej 60 km2, që bën të mundur sigurimin e një rezerve të madhe hidrike mbi 2.7-2.8 miliardë m3 ujë. Shfrytëzimi i këtij potenciali hidrik të krijuar nga diga, bëhet i mundur nëpërmjet veprës së marrjes, që përbëhet nga dy tunele me diametër 7 metra dhe me gjatësi 6.3 kilometra, e cila e dërgon ujin në ndërtesën e centralit, në të cilën do të jenë të instaluara dy turbina të fuqishme, me një fuqi të instaluar prej 350 MWh. Për ndërtesën e centralit, për herë të parë në Shqipëri parashikohet një zgjidhje me të vërtetë moderne, me ndërtim nëntokësor të saj. Prezantuesit e projektit kanë kujtuar se gjatë periudhës së ndërtimit të tij, që do të jetë 6-7 vite dhe që pritet të fillojë vitin e ardhshëm, parashikohet të punojnë mbi 1000 vetë, që do të jenë nga këto zona. Autorët e projektit parashikojnë mbi 10 miliardë orë pune. HEC-i i Skavicës do të ketë një ndikim të madh në zhvillimin energjetik të vendit, sepse ai do të prodhojë direkt 1.2 miliardë kWh dhe indirekt, pra, duke furnizuar gjithë kaskadën e Drinit, sepse do të shërbejë si ujëmbledhës, 250-300 milionë kWh energji elektrike. Ndërtimi i këtij HEC-i do të ndihmojë direkt në rregullimin shumëvjeçar të prurjeve të lumit Drin, gjë që ndihmon direkt në shfrytëzimin me efektivitet të këtij burimi të rëndësishëm hidrik në të gjithë kaskadën e Drinit, pa pasur nevojën e derdhjeve të herëpashershme dhe në evitimin e situatave të vështira për shkak të reshjeve të shumta, që mund të rrezikojnë sjelljen e përmbytjeve. Ndërtuesi i Skavicës dhe vënia në shfrytëzim e tij, do të përzgjidhen me një marrëvshje koncensionare. Qeveria shqiptare do të vendosë pas përfundimit të negociatave për marrëveshjen koncensionare në përputhje me tërë parametrat ligjorë.
Vlera
600 milionë euro
Prodhimi
1.2 miliardë kwh
Koha e ndërtimit
10 miliardë orë punë