E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takim me kreun e OSBE-se per zgjedhjet

Standardet

Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi dje nje takim te vecante pune me kreun e Prezences se OSBE-se ne vendin tone ambasadorin Eugen Wollfarth. Gjate ketij takimi pune kreu i shtetit vuri ne dukje domosdoshmerine e zhvillimit te nje procesi zgjedhor sa me te qete e te qyteteruar dhe te realizimit te zgjedhjeve vendore me 8 maj sipas standardeve demokratike e ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth duke vleresuar lart rolin e rendesishem e moderator te Presidentit Topi vecanerisht ne situaten parazgjedhore dhe si gjithmone ne sherbim te interesave te qytetareve ndau gjithashtu te njejtat mendime lidhur me rendesine e mbajtjes se zgjedhjeve vendore korrekte te lira e te drejta dhe sipas legjislacionit ne fuqi e ne perputhje me te gjitha standardet demokratike. Pas daljes nga takimi me Presidentin ambasadori i OSBE-se ka kundershtuar vendimin e KQZ-se per kasetat duke theksuar se gazetaret duhet te ndjekin vete fushaten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›