E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbin paratë në lojërat e fatit, qëllojnë me armë pronarin dhe teknikun

MALIQ- 2 të rinj janë arrestuar pasi kanë tentuar të vrasin teknikun dhe pronarin e një pike lojërash fati.

Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasit Ermal Gora, 34 vjeç dhe Arli Shehu, 21 vjeç, të cilët pasi kanë humbur një shumë të konsiderueshme parash nuk e kanë pranuar fatin dhe i janë hakërryer teknikut dhe pronarit të lokalit.

Gora dhe Shehu kanë qëlluar disa herë me armë, por fatmirësisht shtetasit me iniciale L.T dhe M.P kanë shpëtuar pasi janë fshehur pas pemëve.

Policia ka arrestuar të rinjtë pas denoncimit të pronarit të lojërave të fatit. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›