E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lulzim Basha, projekt realist për studentët, me Edi Ramën ata nuk kanë të ardhme”

07-04-2011 / Gazeta 55

Deklaratë e deputetit të PD në Tiranë, Gerti Bogdani

Ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ndaj deklaratave të selisë rozë të cilat  janë në kundërshtim me prioritetet e studentëve. Në një dalje para mediave deputeti demokrat, Bogdani ironizoi Ramën, i cili me politikën që po ndjek nuk po sjell asnjë zgjidhje të problemeve që ka Tirana.
“Edi Rama dhe satelitët e tij, që një herë dalin kundër kartave të identitetit dhe një herë kundër kartës së studentit, duhet ta dinë se studentët kanë sfida të rëndësishme përpara, dhe duhet t’u vijë turp që çështjen e studentëve e bëjnë pjesë të politikës së tyre të shpifjeve dhe përbaltjes ndaj kundërshtarit”, u shpreh deputeti i PD-së, Bogdani.
Ndër të tjera duke u përqendruar te arsimi Bogdani theksoi se kushdo që ka qenë student e di mirë se sa e vështirë është të vazhdosh jetën akademike dhe të përballosh shpenzimet e përditshme në Tiranë. “Arsimi është e ardhmja jonë dhe dje Lulzim Basha ishte në mes të studentëve ku prezantoi një projekt realist për të krijuar sa më shumë lehtësira për ta”.
Në përfundim të kësaj deklarate për mediat deputetit i Partisë Demokratike, Bogdani e vuri theksin tek Edi Rama përmes së cilave nënvizoi se “Edi Rama, në vend që të punojë për të përmirësuar kushtet e studentëve, vazhdon politikën e tij që nuk sjell asnjë shkollë të re, asnjë bibliotekë të re, asnjë rrugë të re, asnjë vend të ri pune, dhe asnjë zgjidhje të problemeve që ka Tirana”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›