Rama, shantazh 12 firmave të ndërtimit, përmes drejtoreshës Sonila Qato

Drejtoresha e Urbanistikës në Bashki, Sonila Qato, ka thirrur përfaqësuesit e 12 firmave të ndërtimit në kryeqytet, duke u kërkuar të paguajnë haraçin elektoral te kryetari Edi Rama, përndryshe do të merret vendimi urgjent i anulimit të lejeve të tyre për investime në kryeqytet
Fushata elektorale e cila zyrtarisht fillon nesër, në prag të këtij “zyrtarizmi”, premton se do të jetë një gropë e zezë për PS-në. Në këtë gropë të zezë, ata që do të hedhin e do të hedhin para “të thata” , me shpresën se Edi Rama do të ngopet e do të thotë ndonjë herë “mjaft!”, janë biznesmenët ndërtues, të cilëve ju duket vetja miq të Edi ramës. Ndërsa i (pa)ngopuri do të jetë Edi Rama. Në mesin e këtyre dy “komuniteteve”, ku nga njëra anë janë biznesmenët ndërtues dhe nga ana tjetër Edi Rama, qëndrojnë një takëm , tip butakësh, pa shtyllë e palcë kurrizore, vartës të Edi Ramës, në parti ose në bashki. Këta butakë, pa shtyllë e palcë kurrizore, nga njëra anë, “në emër të Edi Ramës” dhe për “llogari të Edi Ramës”, ju “trashin zërin” biznesmenëve ndërtues , të cilëve ju duket vetja miq të Edi Ramës dhe nga ana tjetër, bëhen vetë baltë para Edi Ramës, kur ky ju “trash zërin” atyre.
Pikërisht, nga kjo “marrëdhënie” e zhdrejtë e butakëve pa shtyllë e palcë kurrizore, varet mbijetesa e tyre. Ndaj edhe ata, bëjnë e çfarë nuk bëjnë, që për ti bërë qejfin Edi Ramës, që ai të mund ti marrë me sy të mirë, të sillet me harbutëri ndaj biznesmenëve ndërtues.
Në kot gjurmë butakësh, pa shtyllë e palcë kurrizore, po ecën në këto ditë, të prag-zyrtarizmit të fillimit të fushatës elektorale, po ecën edhe drejtoresha e Urbanistikës në bashkinë e Tiranës, Sonila Qato.
“Në emër” dhe për llogari” të Edi Ramës, mësohet se ajo ka thirrur përfaqësuesit e 12 firmave të ndërtimit në kryeqytet. Sipas skemës së njohur, të “trashjes së zërit”, “në emër” dhe për llogari” të Edi Ramës, ajo ju ka kërkuar përfaqësuesve të biznesmenëve ndërtues, të paguajnë haraçin elektoral te kryetari i saj Edi Rama. Sigurisht, një “trashje zëri”, kuptohet, ose konvertohet në kërcënim, sikurse është ai që drejtoresha e Urbanistikës në bashkinë e Tiranës, Sonila Qato, ju ka bërë biznesmenëve ndërtues, kërcënim i cili nuk është asgjë më shumë se sa, një vendim-marrje urgjente e anulimit të lejeve të tyre për investime në kryeqytet.
Nga reagimi i pritshëm i biznesmenëve ndërtues, të cilët mësohet se i kanë kërkuar kohë drejtoresha e Urbanistikës në bashkinë e Tiranës, Sonila Qato, deri në shqyrtimin me hollësi të “ofertës” së saj, varet, më shumë se çdo gjë, e ardhmja e kësaj drejtoreshe.
Rezultati i pritshëm, deri në njohjen e biznesmenëve-ndërtues, me “ofertën” e drejtoreshës së Urbanistikës në Bashki, Sonila Qato, është një testim edhe për vetë drejtoreshën, performanca e së cilës deri më tani s’i ka shërbyer si duhet klanit që ka uzurpuar Partinë Socialiste... Dhe për pasojë, në karrierën e saj, gjendet një “njollë”, fatin e shpëlarjes të së cilës, e kanë 12 “apostujt” përfaqësues të firmave të ndërtimit.