Libofsha i rikthehet PS-se
Vihet ne vend nderi i komunes Libofshe. Mbas kater vjetesh te drejtimit te komunes nga LSI dje ne mengjes kjo komune u fitua nga PS-ja me nje diference prej 1629 votash ne favor te PS-se. Pikerisht per kandidatin e Aleances per te Ardhmen Naun Doko kane votuar 2711 votues ndersa per kandidatin aktual Nikolla Zaka 1082 votues. Gjate procesit te numerimit te votave pati tensione nga te dyja palet. Ky proces filloi ne oret e vona te mbremjes dhe perfundoi rreth ores 0400 te mengjesit te djeshem.
Rreth ores 1000 te paradites se djeshme nisi procesi i numerimit per komunen Frakull. Pa filluar mire procesi nisi nje grindje midis vezhguesve dhe numeruesve por kaloi pas thirrjes per qetesi te kryetarit te KZAZ nr. 20 Stavri Kola. Rreth ores 15 u shpall fitues kandidati i Aleances per te Ardhmen Vitor Cervenaku me 2015 vota ndersa kandidati i Aleances per Qytetarin Enver Troka mori 719 vota. Cervenaku kandidonte per te treten here ne komunen Frakull.
Ne oren 17 nisi procesi i numerimit te votave te komunes Mbrostar dhe pas saj do te numerohet komuna Topoje e cila do ti jape fund kalvarit te gjate te nxjerrjes se rezultatit te kandidateve per kryetar komune ne KZAZ nr.20 Fier.