E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorenc Luka rikonfirmohet ne Shkoder


Lorenc Luka i PD-se dhe Aleances per Qytetarin eshte shpallur kryetar i bashkise me te madhe te veriut te vendit pas perfundimit te numerimit te 95 kutive te KZAZ 40 per bashkine Shkoder. Ne oren 0150 te se enjtes komisioni i KZAZ Nr.40 me unanimitet ka shpallur Luken fitues te procesit zgjedhor per kreun e bashkise Shkoder per mandatin 2011-2015 me 20 798 vota kundrejt Genc Urucit te PS dhe Aleances per te Ardhmen qe ka marre 11227 vota. Fitorja e Lukes me nje diference prej 9571 votash eshte me e thella ne bashkine e ketij qyteti. Lorenc Luka eshte i pari kandidat qe konkurron per kreun e bashkise se Shkodres ne dy mandate dhe ne te dyja eshte fitues.
Keshilli bashkiak i Shkodres qe ka 45 vende sipas te dhenave paraprake ka nje ndarje prej 30 vendesh per Aleancen per Qytetarin ku PD-ja do te kete 16 keshilltare me pas vjen PR LSI etj ndersa Aleanca per te Ardhmen do kete 13 anetare dhe dy do jene te partise Mendimi i Djathte Liberal dhe Bashkimi per te Drejtat e Njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›