E Diel, 1 Nëntor 2026

Sorros, interes për të blerë Romën

Duket se familja Sensi po merr në konsideratë shitjen e Romës, pasi është në prag të falimentimit nga borxhet e shumta disavjeçare. Miliarderi Xhorxh Sorros është i gatshëm të blejë skuadrën italiane, pasi adhuron Françesko Totin. Pas ndeshjes së verdhekuqve me Mançesterin, përfaqësues të bankës "Rotschild" (ekspertët e përzgjedhur nga Sorros për të negociuar), do të takohen me disa nga përfaqësuesit e familjes Sensi, duke u propozuar një ofertë të parë për të siguruar aksionet e klubit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›