Reali, 25 milionë euro për Amaurin
Reali i Madridit ka bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh për sulmuesin e Palermos, Amauri, i cili mendohej se ishte pranë kalimit te Juventusi. Përballë kësaj oferte, bardhezinjtë duket se janë të mundur, pasi ata ofrojnë vetëm 15 milionë euro bashkë me kartonin e plotë të Markionit, huazimin e Xhovinkos dhe gjysmën e kartonit të De Çelies. Amauri do të preferonte të bashkohej me Realin e Madridit, ku do të luante në sulm përkrah emrave si Van Nistelroi, Raul dhe Robinjo.