E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, rekord per aksidentet

Tirane- Shqiperia eshte vendi me numrin me te madh te aksidenteve ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Sipas statistikave zyrtare, ne vendin tone ka 3.5 per qind aksidente me shume se ne rajonet e mesiperme. Shifrat alarmante te viktimave dhe perfshirjes se mjeteve ne perplasje fatale kane vene ne levizje jo vetem strukturat e Policise se Shtetit, por se fundi edhe organizmin nderkombetar te Kombeve te Bashkuara ne Tirane (OKB). Se fundmi eshte krijuar Koalicioni Shqiptar per Sigurine ne Rruge, qe ka nisur fushaten "Mendohu mire", per ndergjegjesimin publik ne mbeshtetje te drejtimit me pergjegjesi te automjeteve.
"Koalicioni Shqiptar per Sigurine ne Rruge eshte fryt i partneritetit te dhjete organizatave shqiptare dhe nderkombetare. Synon te rrise ndergjegjesimin publik dhe te edukoje publikun shqiptar mbi masat e sigurise rrugore, si dhe te mbeshtese drejtimin me pergjegjesi te mjeteve", tha Nora Kushti, menaxhere e zyres se komunikimit te OKB-se ne Tirane.
Numri i aksidenteve te trafikut ne Shqiperi eshte 3.5 per qind me i larte se ne vendet e tjera te Evropes Qendrore dhe Lindore. "Statistikat me te fundit te bera publike nga Policia e Shtetit per vitin 2009 tregojne shkallen e problemit", thuhet ne njoftimin zyrtar. Vitin e kaluar ne Shqiperi kane ndodhur 1465 aksidente rrugore. Si pasoje 378 persona kane humbur jeten, 374 kane pesuar plage te renda dhe 1081 persona kane pesuar plage te lehta. Rreth 85 per qind e aksidenteve kane ndodhur si pasoje e pakujdesise se shoferit dhe shkeljes se rregullave te qarkullimit, duke shkaktuar vdekjen e mbi 300 personave gjate vitit 2009. Mbi 20 per qind e aksidenteve kane ndodhur si pasoje e shpejtesise mbi normat e lejuara. Nga keto, 60 aksidente kane ndodhur si pasoje e konsumit te alkoolit nga shoferet e automjeteve dhe si pasoje kane humbur jeten 18 persona. Por pas nuk mbeten as gabimet e kembesoreve qe u kane kushtuar jeten, kurse numri me i madh i te aksidentuarve dhe viktimave i perket moshes 24 deri ne 35 vjec dhe mbi 80 per qind e tyre jane meshkuj.
"Aksidentet mund te parandalohen. Rritja e ndergjegjesimit publik dhe kuptimi i rregullave te sigurise ne rruge, jane elementet kryesore per te ulur nivelet e plagosjeve dhe vdekjeve qe lidhen me trafikun rrugor", citoi Kushti. Per kete shkak fushata e nisur do te trajtoje kater aspekte kryesore; drejtimi i makines mbi shpejtesine e lejuar, drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur, perdorimi i rripave te sigurimit dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Koalicioni, me 10 organizata
Koalicioni i themeluar diten e djeshme eshte bashkim i 10 organizatave kombetare dhe nderkombetare me bashkepunetore te rendesishem nga sektori privat. Organizatat e perfshira ne kete koalicion jane; Policia e Shtetit, Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Zyra e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi, "World Vision", PAMECA-KE, Banka Boterore, "Ora News", Eagle Mobile, Ambasada Amerikane ne Tirane, Kryqi i Kuq Shqiptar, SweRoad dhe Klubi i Automjeteve ne Shqiperi.

Shifrat e aksidenteve ne 2009:
3,5 per qind me shume aksidente se ne Evrope
1465 aksidente rrugore brenda vitit
378 persona te vdekur
374 kane te plagosur rende
1081 persona te plagosur lehte
85 % si pasoje e pakujdesise
20 % si pasoje e shpejtesise
60 aksidente per shkak te alkoolit
200 aksidente faji i kembesoreve
24-35 vjec mosha e te aksidentuarve
80 per qind e viktimave jane meshkuj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›