Tirane vodhen dyqanet nje ne pranga 4 ne kerkim
TIRANE - Nje dyqan celularesh dhe nje minimarket mallrash ushqimore u vodhen me thyerje mbremjen e se martes ne Tirane. Policia tha se ka ndaluar 2 persona te dyshuar si autore te ngjarjes njeri prej te cileve do te hetohet ne gjendje te lire ndersa kater persona te tjere u identifikuan dhe u shpallen ne kerkim policor. Ngjarja e pare ndodhi ne bulevardin Gjergj Fishta ku dy persona thyen deren e nje dyqani celularesh dhe arriten te vjedhin te gjithe mallin qe ishte ekspozuar ne banak. Komisariati nr.2 u informua per ngjarjen nga pronari i dyqanit dhe menjehere ne vendngjarje u nis nje patrulle policie. Nga ana tjeter u vune ne levizje edhe sherbimet e Komisariatit nr.3 pasi u mesua se autoret kishin levizur ne drejtim te zones qe ka ne juridiksion ky rajon. Burimet sqaruan se nje patrulle arriti ne ndaloje dy te dyshuarit Jetmir Brahimi 18 vjec i cili u arrestua ne flagrance si dhe 21-vjecarin me iniciale F.B. i cili pas konsultimit me prokurorin u vendos te hetohej ne gjendje te lire. Ndersa gjate oreve te vona te nates kater persona kane arritur te vjedhin me thyerje nje minimarket me mallra ushqimore dhe sipas policise demi i shkaktuar kap nje vlere te konsiderueshme. Ngjarja ndodhi tek Fusha e Aviacionit ne kryeqytet dhe te dyshuarit kane mundur te vjedhin pothuajse gjysmen e mallrave te dyqanit. Sipas burimeve nga policia hajdutet kane shfrytezuar erresiren per te thyer xhamin e deres se jashtme te dyqanit dhe jane futur brenda pa u vene re nga askush. Policia njoftoi se tashme jane identifikuar autoret e dyshuar dhe po punohet per kapjen e tyre.